Një person që duhet te qendronte i izoluar per shkak te koronavirusit, ka thyer karantinen, ndersa policia e Kosoves eshte ‘ngritur’ ne kembe.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kristal në Pejë, në orët e vona të së enjtes. KOHA mesoi se kishte ikur nga karantina një anëtar i një familje në atë lagje.

Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë dhe drejtues i Shtabit Emergjent në Pejë, i tha se nuk ka informacione për rastin.

“Nuk më ka informuar askush deri tani se ka ikur dikush nga ajo familje prej karantine”, tha Loci.

KOHA ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë në Pejë, Fadil Gashin, por ai gjithashtu tha se nuk ka informatë për rastin.

“Me të marr informatën, do të njoftoheni”, tha Gashi.

Prej që është futur në karantinë ajo familje me rreth 20 anëtarë, para shtëpisë së tyre gjithnjë ka qëndruar një automjet i policisë.

Ndonëse kanë kaluar mbi tri javë që ajo familje gjendet në karantinë, Petrit Loci, tha se ajo vazhdon të mbetet në karantinë, pasi disa anëtarë të saj janë ende pozitivë me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link