14:36, 15 Maj 2020

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i policisë, Rashit Qalaj kanë vizituar pikëkalimin kufitar në Merdare, për t’u njoftuar nga afër me mbarëvajtjen dhe funksionimin e qarkullimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sveçlai pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikëkalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milion euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

MPAB bën me dije në një njoftim se në këtë pikë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë të gatshme në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës vendos për hapjen e plotë të qarkullimit ndër-kufitar, transmeton Klan Kosova. ​​

 





Source link