22:15, 15 Maj 2020

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se për 30 për qind është rritur dhuna në familje, krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo tha se kjo dukuri përbën shqetësim dhe kërkon më shumë angazhim nga institucional, njofton Klan Kosova.

“Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë. Dhuna psikike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale prandaj çdo dhunues duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”.

Gjatë izolimit nga pandemia në Kosovë janë raportuar numër më i madh i rasteve të dhunës në familje.





Source link