16:08, 15 Maj 2020

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë bën të ditur se që nga data e lehtësimit të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kur ka filluar faza e parë e deri me sot, janë iniciuar 11 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

“Ndërsa vetëm gjatë kësaj jave janë iniciuar 8  raste. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe në shumicën e rasteve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimi për 48 orë. Po ashtu, për mos respektim të orarit të lëvizjes, mos bartje të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza) dhe për mos mbajte të distancës – janë proceduar 189 raste”.

“Vlerësojmë që veprimet ligjore të përbashkëta të institucioneve dhe sjellja e përgjegjshme e bashkëpunuese e qytetarëve, në respektim të dispozitave ligjore për parandalim të sëmundjeve ngjitëse, ka dhënë rezultate pozitive konkrete. Andaj apelojmë tek qytetarët që të tregojnë vetëdije dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare në respektimin e masave parandaluese te vendosura nga institucionet e vendit edhe gjatë kësaj faze dhe në të ardhmen në mënyrë që të kalojmë së bashku ketë situatë pandemie”, thuhet në njoftimin e policisë.





Source link