18:39, 15 Maj 2020

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe AMA kanë urdhëruar mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit Ora. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë inspektim apo verifikim në terren.

Ky medium ka reguar duke thënë se kjo është e paprecedentë dhe se po cenohet demokracia.

Reagimi i plotë:

Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi u vendosën në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

“Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg.

Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë” thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

Vendimi i ISHSH është shkruar me gafa e gabime të shumta dhe RTV Ora nuk ndal këtu betejën do të ankimojë vendimin.





Source link