11:00, 15 Maj 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve bën të ditur se më 22 maj 2020 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2020, trasnmeton Klan Kosova.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë eurove.

Në njoftimin e MFT-së thuhet se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.





Source link