Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM në asnjë moment për shtetin nuk dëshmuan përgjegjësi dhe profesionalitet, përkundrazi ato me të gjitha forcat përpiqeshin t’i sabotojnë sukseset e shtetit”.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk duan Kuvend funksional, nuk duan zgjedhje dhe institucione me legjitimitet të plotë. Ata janë kundër ringjalljes së ekonomisë, kundër shëndetit të qytetarëve dhe nuk duan të përparojë vendi para”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, qytetarët mbajnë mend sjelljen e papërgjegjshme dhe destruktive gjatë kohës së krizës me coronavirusit e që krijoi panik dhe frikë dhe se në fillim Mickoski përçmoi e nënçmoi krizën me coronavirusin.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM shpërndanin rrena dhe manipulime vetëm të mbjellin mosbesim te qytetarët tek institucionet që po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ta shpëtojnë ekonominë dhe t’i mbështesin qytetarët dhe kompanitë të prekur nga kriza e coronavirusit”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/





Source link