VLORË

Një person është plagosur me armë në Selenicë. Burimet thanë për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur një person rreth 50 vjeç dhe se dyshohet se është qëlluar nga një makinë fuoristradë në ecje. Por policia thotë se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

“Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link