Në Francë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 521 raste të reja duke e çuar në 214 mijë e 690 numrin total të rasteve. Gjithashtu Ministria franceze e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 351 të vdekur nga Covid-19 duke e çuar numrin e viktimave në total në 27 mijë e 425.

Ministria tha se 20.463 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.299 në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 36-tën ditë radhazi. Në 24 orët e kaluara, 970 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 59.605.

Ndërkohë, autoritetet në L’Herault dhe Haute-Garonne ndaluan jelekët e verdhë të organizojnë protesta në Montpellier dhe Bordeaux të shtunën.
Për shkak të masave kundër pandemisë, jelekët e verdhë tashmë dy muaj nuk kanë mundur të organizojnë protesta.


Top Channel





Source link