Rreth 11 milion banorë në Wuhan të Kinës, vendi ku lindi pandemia,  do të testohen për Covid-19.

Mijëra vetë janë vendosur në radhë të gjata për të kryer testet, ndërkohë që nuk janë ndalur as nga reshjet e shiut.

Sipas autoriteteve në Kinë, është parashikuar që 11 milion banorët të testohen brenda 10 ditëve.

Në një kohë kur Wuhani qëndroi për më shumë se 76 ditë i izoluar, i gjithë shqetësimi është se sa persona asimptomatikë mund të ketë qyteti, të cilët mund të infektojnë dhe persona të tjerë me virusin e ri vdekjeprurës.