Projekti “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu bën thirrje nëpunësve të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe për të ndihmuar në shqyrtimin e dosjeve të prapambetura.

Ishte vetë SHBA, që ngriti shqetësimin e mijëra dosjeve të pashqyrtuara nëpër gjykatat shqiptare, duke thënë se do të punësojë persona, që do të ndihmojnë në shqyrtimin e tyre.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kshilli i Lartë Gjyqësor dhe USAID për dosjet që “flenë” në Gjykatën e Lartë. Në dokumentin që sjell të plotë “BalkanWeb” sqarohen të gjitha procedurat dhe dokumentet që duhen për të aplikuar, si dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link