13:50, 15 Maj 2020

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë bën të ditur se deri më 15 qershor vlejnë kufizimet e zgjeruara të hyrjes gjatë udhëtimit për në Gjermani, për shkak të kufizimeve si pasojë e shfaqjes së koronavirusit.

“Për arsye të kufizimeve ekzistuese të hyrjes për të gjitha udhëtimet, jo patjetër të nevojshme nga shtetet e treta për në Republikën Federale të Gjermanisë me qëllim të ndalimit të përhapjes së COVID-19, ambasada në këtë kohë parimisht nuk mund të pranojë aplikacione të reja për viza”.

“Derisa kufizimet e hyrjes ekzistojnë edhe më tej, pranimi i aplikacioneve realizohet vetëm në raste të veçanta, në qoftë se ekzistojnë arsye të detyrueshme, të cilat i arsyetojnë përjashtimet e parapara të kufizimeve të hyrjes. Ambasada do të publikojë informatat nëpërmjet uebfaqes së saj, në rast se situata ndryshon”, thuhet në njoftim.





Source link