Koreja e Veriut ka zëvendësuar kreun e agjencisë së spiunazhit dhe njeriun përgjegjës për sigurinë e Kim Jong-un, shkruan Daily Mail.

Rim Kwang Il, një nga gjeneralët kryesorë të Koresë së Veriut, është emëruar si kreu i Zyrës së Përgjithshme të Rikonacimit të vendit, ka zbuluar një burim në Korenë e Jugut.

Rim Kwag Il, mendohet se është kuotuar për në krye të RGB (agjencia kryesore e spiunazhit në Korenë e Veriut), që në dhjetor të vitit që lamë pas

Këto lëvizje në organikën e shtetit vijnë pas shumë aludimeve, se diktatori King Jong-un, mund të ketë ndërruar jetë, pas një operacioni në zemër. Edhe pse Kim u shfaq në publik më dy maj, në inagurimin e një fabrike mbeturinash në Penian, fotot e publikuara nga atje janë ende të diskutueshme.

Disa  media mendojnë që ato foto i përkasin vitit 2016, ndërsa disa të tjera kanë spekuluar se në atë inaugurim, ka marrë pjesë një sozi e liderit suprem (një strategji kjo e ndjekur dhe nga Stalini dhe Hitleri).