(Recete nga znj.Katerina)
Përbërësit

1 kg qepë të njoma
2 tufëza koper
½ tufëz majdanoz
¾ filxhan çaji oriz
3 filxhanë qumësht
80 gr gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
3 fixhanë miell misri
1 filxhan miell gruri
3 filxhanë ujë
1 lç kripë
Vaj për lyerjen e tavës

Përgatitja

Grijmë qepët shumë hollë dhe i shpëlajmë në kullesë pasi i kemi grirë, hedhim vajin e ullirit, kripë, piper dhe i shtypim lehtë me dorë. Heqim më pak se gjysma e sasisë dhe e lemë në një enë, ndërsa tek pjesa tjetër shtojmë orizin e larë.

Përgatisim brumin duke përzier fillimisht miellin e misrit me miellin e grurit. Shtojmë pak kripë dhe më pas shtojmë ujin në mënyrë graduale. E trazojmë mirë derisa të realizojmë një brumë të lidhur por jo shumë të fortë.

Lyejmë tavën me pak vaj ulliri dhe shtrojmë brumin e përgatitur duke e përhapur me pellëmbën e dorës. Vendosim qepët e trazuara me orizin e sheshojmë me dorë ose me lugë, vendsoim dhe qepët e tjera të njoma duke i niveluar mirë. Në fund hedhim gjysmën e sasisë së qumështit dhe vendosim aty-këtu disa copëza gjalpi. E vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për rreth 20 minuta. Më pas e nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë pjesën tjetër të qumështit të nxehtë. E rivendosim përsëri lakrorin në furrë dhe e lemë të piqet dhe për 25-30 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link