Pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesit e Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Tëitter.

Demokrati Basha akuzoi Ramën si hajdut që vjedh shqiptarët. Mes të tjerash ai theksoi se prishja e Teatrit Kombëtar është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Nuk mund të vuajë një popull i tërë për makutërinë e çmendur të një njeriu! Prishja e TK është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!”, shkruan Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link