Kryeministri Oliver Spasovski dje mbajti mbledhjen e tretë me anëtarët e Këshillit ekonomik, ekspertë, guvernatoren e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të
Odave, dhe përfaqësues të sindikatave.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në mbledhje është biseduar për setin e tretë të masave ekonomike që është parashikuar t’i sjellë Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Spasovski ka thënë se seti i tretë i masave ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale ekonomike gjatë krizës shëndetësore, për mbështetjen e deritanishme në ekonomi me dy setet e masave paraprake ekonomike, për masat e reja të nevojshme dhe për projeksionet për rishikim të mundshëm të planit ekonomik.

Mendimet e këmbyera, sugjerimet, propozimet rreth masave të reja si ndihmë shtetërore në ekonomi, siç është paralajmëruar do të merren parasysh gjatë finalizimit të setit të ri të masave ekonomike./Telegrafi/





Source link