Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot për herë të parë si anëtar me të drejtë të plotë, ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të 183-të të Komitetit Ushtarak (KU) të NATO-s, trupi më i lartë ushtarak këshillëdhënës i Aleancës.

Në mbledhjen, e cila për herë të parë mbahet me lidhje të telekonferencës, shefat e shtatmadhorive të Armatave të 30 vendeve anëtare sipas agjendës kanë biseduar për operacionet rrjedhëse, misionet, aktivitetet dhe përpjekjet operative për ndërtim të stabilitetit dhe përforcim të partneriteteve.

Kryesuesi i KU-së, marshalli i aviacionit, ser Stjuart Piç, siç kumtuan nga SHM e Armatës, në fjalimin e tij hyrës në mbledhje, mes tjerash e ka përshëndetur anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pjesëmarjen e parë të gjeneralit Gjurçinovski në këtë mbledhje si anëtar me të drejt të plotë i këtij trupi.

Në pjesën hyrëse fjalim ka pasur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili para shefave të shtatmadhorive i ka treguar konkluzionet e mbledhjes së fundit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare në Aleancë.

Në fjalimin e tij gjenerali Gjurçinovski e ka pësëritur përpjekjen dhe përkushtimin tonë të tërësishëm në bashkëpunimin me aleatët për përmirësim të sigurisë në rajon dhe në botë, këtë herë si anëtare me të drejtë të plotë. Njëherit është shprehur falënderim për mbështetjen në pranimin në NATO dhe për ndihmën e dhënë dhe asistimin nga aleatët gjatë ballafaqimit me krizën shëndetësore aktuale globale.

Në konferencën, në të cilën përveç shefave të shtatmadhorive kanë marrë pjesë edhe komandantët suprem të forcave aleate në Evropë dhe të forcave aleate për transformim, gjeneralët Tod Uoters dhe Andre Nalata.

Komiteti ushtarak i shefave të shtatmadhorive takohet dy herë në vjet në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit takohen në ndonjë vend anëtar.





Source link