Shefja e Task Forcës në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini në një lidhje të drejtpërdrëjtë në “News 24” deklaroi se 90 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë kontakte me të infektuarit e konfirmuar.

Tomini tha se edhe në këtë hapje të ngadaltë, qytetarët duhet të mbajnë të gjitha rregullat ndaj Covid-19, në mënyrë që situata të kthehet sa më shpejt në normalitet.

“Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve që gjithcka të jetë në rregull. Virusi do të jetë prezent, për të qenë më aktiv në vjeshtë dhe në dimër. Asnjë rast nga 24 orët e fundit nuk është hospitalizuar.

Rastet e fundit 90 përqind janë kontakte me rastet e konfirmuara. Ansjë nga rastet ne 24 orët e fundit nuk ka ndonjë problem madhor, por simptoma të lehta. Pacientët e paraqitur së fundmi janë në gjendje të stabilizuar.

Masat duhet të respektohen maksimalisht. Personeli mjekësor do të jetë në gatishmëri maksimale. Po vlerësohet kalimi në normalitet i Covid-2. Aktualisht niveli i përcjelljes së virusit është shumë i ulët. Kruja, Laci, Tirana janë zonat ku ka më shumë raste. Jemi drejt fundit të pandemisë dhe duhet kujdes maksimal për masat e distancimit. Parashikohet që Covid-19 të jetë si një virus i zakonshëm stinor”, u shpreh Tomini.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link