Të shpallur përpara kohë kampion në Francë, pas mbylljes së Ligue 1, si pasoj e emergjencës që solli Covid-19, PSG mbetet tashmë në pritje të Champions League, turneu i vetëm ku kanë ende mundësi të luajnë dhe ky synojnë ti shkojnë deri në fund. Në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm ku pritet një revolucion i lehtë, mbi të gjitha në mbrojtje. Thiago Silva mund të largohet ndërsa me valixhe në duar janë Kurzawa dhe Meunier, dy krahët e mbrojtjes. Leonardo vijon të jetë i fiksuar pas Serie A ku ka piketuar disa lojtarë.

Psg
Psg

Nga Koulibaly, Milinkovic-Savic, Theo Hernandez dhe Donnorumma, janë disa nga yjet që kanë përfunduar në listën e drejtorit sportiv. Koulibaly ndiqet prej kohësh nga PSG, me largimin e Thiago Silvës, Leonardo e sheh si pasuesin ideal të brazilianit, këtë verë prit të trokas në derën e presidentit De Laurentiis me një ofertë konkrete. Theo është gjithashtu një lojtar që pëlqehet shumë nga Leonardo, pavarësisht se anësori shihet si një titullar fiks tek Milan, PSG do të provoj ta transferoj në kryeqytetin francez. I njëjti diskutim vlen edhe për Donnarumma, gjithçka varet nga shifra që PSG është e gatshme të paguaj për dy yjet e Milan. Për mesfushën objektivi kryesor i Leonardos është Milikovic-Savic, zbulimi i madh i Igli Tares. Serbi mund të largohet nga Lazio por sipas kushteve të Igli Tares.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link