Regjisori Edmond Budina me tone të ashpra deklaroi se artistët dhe qytetarët do të reagojnë me çdo mjet kundër vendimit për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Pas takimit që zhvilloi me liderin e PD-së Lulzim Basha, Budina pohoi se kishte marrë kërcënime nga disa persona në rrjetet sociale.

Ai theksoi se nëse bashkia dhe qeveria tenton të ndezë zjarrin, me të do të digjen shtëpitë e atyre që tentojnë të shembin teatrin.

“Keni dëgjuar gënjeshtër, që kryetari i bashkisë shpif dhe gënjen. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim që në fotografinë e tyre kishin Al Capone. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre dhe për kryetarët e bashkive. Ata janë me profile false. Me ne nuk do të luaj askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira. Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë pati politike. Në këtë rast nuk mbrohet as PD, as LSI, e as opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link