14:13, 14 Maj 2020

Pas rastit ku një qytetar rreth të 30-ave hasi në një mjet shpërthyes të cilin me automjetin e tij e barti deri tek Kazerma ”Adem Jashari”, Policia e Kosovës ka dalur me një apel.

Sipas tyre qytetarët sapo të hasin në mjet të tillë të dyshimtë të lajmërojnë fillimisht Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rastet e tilla kur hasin mjete te dyshimta mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve duke prekur apo transportuar mjetet e tilla, por sapo të hasin në ndonjë mjet të dyshimtë menjëherë të lajmrojnë Policinë e Kosovës”.





Source link