Gjatë natës së kaluar në Maqedoninë e Veriut sa i përket kufizimit të lëvizjes së lirë është evidentuar se në gjithë shtetin 42 persona nuk kanë respektuar orën policore, nga të cilët 37 janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve do të ngritën procedura adekuate.

Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse është evidentuar se 25 perosna nuk e kanë respektuar këtë masë preventive.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e shteti 50 personave u janë dhënë vendime për izolim, deisa 19 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Ndërkohë nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link