Masat në vend kanë filluar të zbuten, ndërsa prej ditës së djeshme, në përputhje me vendimin e Qeverisë filluan me punë disa nga molet, bastoret sportive dhe autoshkollat. Tashmë prej dje qendrat për edukim për të rriturit mund të realizojnë trajnime dhe seminare.

U hapën edhe autoshkollat dhe Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit Shkup. Me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, prej dje filluan me punë ordinancat stomatologjike në vend, të cilat janë të detyruara
t’u përmbahen protokolleve dhe udhëzimeve për punë.

Qendrat do të jenë të hapura çdo ditë përveç të dielës, me orar të kufizuar nga ora 10 deri në ora 18, por nuk lejohet pranimi i mysafirëve në restorante dhe kafene, përveçse përmes sistemit të porosisë ose dorëzimit.

Masat gjithashtu u zbutën edhe në lidhje me udhëtimet zyrtare jashtë vendit për persona të zgjedhur dhe të emëruar për shkak koordinimit dhe arsyeve të tjera urgjente që nuk durojnë vonesë, por me respektim të protokolleve të Komisionit për ruajtjen e distancës së duhur.

Pritet që Qeveria javën e ardhshme të miratojë plan për hapjen e objekteve hotelierike, por kjo do të varet nga situata epidemiologjike dhe respektimi i masave. Zbutja e masave kufizuese si proces realizohet në tre faza në përputhje me zhvillimin e gjendjes epidemiologjike.

Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se qeveria është duke bërë vlerësime se a do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme./Telegrafi/





Source link