17:02, 14 Maj 2020

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2020/2021 të garave të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 4 maj deri sot me datë 14 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 10 klubeve aplikuese, për herë të parë edhe në konkurrencën e femrave.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, Komisioni ka marrë vendim që t’ u jap licencën 9 klubeve si në vijim:

KF Ballkani;

FC Drita;

SC Gjilan;

FC Prishtina;

KF Feronikeli;

FC Llapi;

KF Drenica;

KF Trepça 89;

KFF Mitrovica;

Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: Klubi Futbollit Flamurtari.

Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00.





Source link