18:58, 14 Maj 2020

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kishte pyetur se pse është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë dhe jo për Kosovën.

Heldt i ktheu përgjigje Pacollit duke i thënë se duhet të sqarohet sepse vetëm është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë.

“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Këtu më poshtë keni detaje për deklaratën e Pacollit:

BE ia lehtëson liberalizimin e vizave Bjellorusisë, reagon Pacolli





Source link