22:10, 14 Maj 2020

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, tha se ishte në interesin e Richard Grenell që të arrihet një marrëveshje e shpejtë Kosovë-Serbi.

Por, sipas saj, shpejtësia do të ishte në dëm të Kosovës, e cila është viktimë e krimeve të Serbisë dhe se ky borxh duhet të dialogohet fillimisht, njofton Klan Kosova.

“SHBA-të për ne janë aleatë dhe për këtë s’ka diskutim. Por, kur SHBA-ja është para zgjedhjeve edhe Grenellit i intereson që të arrijë një sukses. Një marrëveshje e shpejtë padyshim që ndikon edhe në suksesin e tij”.

“Ne nuk pranojmë të shkojmë dhe të nënshkruajmë marrëveshje me presidentin që tha se duhet hequr qafe Serbia. Presidenti duhet t’i heqë duart nga politika e jashtme. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues ia dha të drejtën për ta udhëhequr dialogun”.

“Serbia ka borxh ndaj Kosovës sepse ka bërë gjenocid, masakra, përdhunime. S’mund të ecim pa u rikthyer për këto çështje, s’mund ta konsiderojmë Serbinë si shtet normal dhe të shkojmë në SHBA dhe të firmosim marrëveshje”.

Haxhiu në Rubikon tha se ishin ata që e penguan një marrëveshje të keqe për Kosovën të gatuar nga presidenti serb dhe ai kosovar.

“Përpjeka e vazhdueshme e Thaçit dhe Vuçiqit, fatmirësisht, ishte e pasuksesshme falë rezistencës sonë të vazhdueshme. Asociacioni dhe një marrëveshje me territore janë të dëmshme për Kosovën”.





Source link