21:47, 14 Maj 2020

Sot rreth orës 17:00 është gjetur trupi i pajetë i një 64-vjeçari, në vendin e quajtur “Ura e Reçi” në Dibër.

Trupi i 64-vjeçarit është gjetur nga grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës.

Viktima kërkohej prej tetë ditësh dhe se dyshohet se është mbytur në lum, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.

Sipas informacione të Policisë në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





Source link