15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria 🇦🇱 garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

 Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
 Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
 Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
 Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

🤝 Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. 📈

 Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.
#MbështesimSipërmarrjen

(BalkanWeb)





Source link