Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar me precedent të theksuar criminal.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga i riu Klajdi Gjeçi, i cili rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

33-vjeçari është mik i Emiljano Shullazit dhe është arrestuar edhe më herët nga policia. Në janar të vitit 2018, Gjeçi është arrestuar për vendosjen e tritolin në makinën e një biznesmeni intertesh.

Ndërkohë, që në maj të vitit 2015 është vënë sërish në pranga për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link