Enët e gatimit janë një problem më vetë për personat që gatuajmë gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë kërkojnë të jenë sa më praktike. Materialet e enëve të gatimit janë të ndryshme dhe përzgjidhen nga konsumatori në varësi të stilit të tyre të gatimit.

Vitet e fundit kemi dëgjuar dhe përdorur shumë enët e gatimit me veshje guri. Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth tyre dhe do keni mundësi të mësoni disa këshilla për mirëmbajtjen për më shumë jetëgjatësi.

Si të zgjedhim setin e tiganëve?

Disa anë pozitive të enëve të gurit janë:

Ngjyrë e zezë dhe gri që i japin një pamje unike.
Peshë e lehtë
Sipërfaqja shumë e fortë guri që ofron qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
Performanca në gatim 3 herë më e mirë se materialet e tjera.
Baza e trashë, e farkëtuar e aluminit jep shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të barabartë.
Materialet jo-ngjitëse në brendësi sigurojnë pastrim të shpejtë dhe të lehtë me ujë dhe detergjent.
Dorezat kanë një përdorim praktik dhe të sigurt.
Material i sigurt edhe në furrë me temperaturë 392 gradë F / 200 C
Mund të lahet pa problem në lavastovilje.
Mund të përdoret në gaz, korrent dhe induksion.

5 Këshilla për ushqyerje të shëndetshme

Këshilla në përdorimin e enëve të gurit:

Për të shmangur shpimin e sipërfaqes nuk mund të përdorni enë gatimi të mprehta ose metalike.
Hidhni kripë në ujë vetëm pasi të ketë marrë valë. Depozitat e kripës në pjesën e poshtme të enës mund të gërryejë metalin.
Nuk mund të përdorni materiale pastrimi metalike kur lani enët.
Nëse përdorni enë metalike, duhet ta ngrini direkt ushqimin dhe jo rrëshqisni apo trazoni nëpër enë sepse mund të gërvishtet.
Mund të përdoren vetëm në nxehtësi të ulët dhe të mesme. Temperaturat e tepërta të sipërfaqes mund të shkaktojnë dëmtim në materialet jo ngjitëse të sipërfaqes.
Rekomandohet të shtoni një lugë çaji vaj gatimi para çdo përdorimi për një performancë më të mirë në gatim.

Këshilla si të konsumoni pak kripë

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Filed under: Arti në Kuzhine





Source link