14:52, 14 Maj 2020

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në Maqedoninë e Veriut 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.

Instituti i Shëndetit Publik atje brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në Maqedoninë e Veriutgjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar.

Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar gjithsej 20 088 testime për Covid-19.

Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në këtë vend mbetet 95. Por sipas burimeve  të Alsat-M mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient 70 vjeç nga Velesi. Viktima do të futet në statistikat e raportit të nesërm, transmeton Klan Kosova.

 





Source link