23:27, 14 Maj 2020

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lendita Ajazaj ka treguar se sa pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar atje dhe si është gjendja e tyre.

“Në Klinikën Infektive të shtrirë janë 11 pacientë pozitivë me Covid-19, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, ku 2 prej tyre janë të mjekim intensiv, janë në gjendje më të rënduar”.

“Po ashtu, kemi edhe 3 pacientë të shëruar që janë duke vazhduar trajtimin në klinikë, gjithashtu sa po i kemi liruar edhe 2 të shëruar nga koronavirusi”, ka thënë Ajazaj.





Source link