8:19, 13 Maj 2020

Deri në 50 njerëz tani mund t`i thonë lamtumirën e fundit të afërmve të tyre në Zelandën e Re, thanë autoritetet, duke iu rikthyer një vendimi të mëparshëm.

Kjo  vjen vetëm disa orë para se Zelanda e Re të zhvendoset në nivelin e alarmit 2 – i cili lejon rihapjen e dyqaneve me pakicë, restoranteve, kinemave dhe hapësirave të tjera publike.

Sipas rregullave të nivelit dy, mbledhjet masive janë të kufizuara në më pak se 100 njerëz – por qeveria kishte pohuar se funeralet do të kufizoheshin në 10 persona.

Udhëheqësi i opozitës Simon Bridges e quajti kufizimin “çnjerëzor”.

“Nuk është thjesht e padrejtë, është çnjerëzore. Nëse mund të distancoheni në shoqëri në një kinema me 99 persona të tjerë, mund të bëni të njëjtën gjë në një funeral”, tha ai për Newstalk ZB, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, sallat e funeralit do të duhet të sigurojnë që t`i përmbahen masave përfshirë distancimin shoqëror.





Source link