TIRANE

Sigurisht, që pritja e ëmbël së moderatores së njohur të Top Channel dhe “Dua të të bëj të lumtur” është kryefjala e medies rozë prej disa ditësh!

Fryti i dashurisë së Arbana Osmanit dhe regjisorit Eduard Grishaj, pritet të vijë në jetë pas pak muajsh, ndërkohë që lajmin e shtatzënisë e bëri publik vetë prezantuesja e njohur në 7 Maj, ditën e lindjes së çiftit.

Por, ende kurioziteti mbi gjininë e foshnjës është i madh, ndërsa vetëm pak minuta më parë sipas revistës “Story” dhe burimeve nga miqtë e përbashkët të çiftit të njohur, thuhet se Arbana dhe Eduardi do të bëhen së shpejti prindër të një djali.

Kujtojmë, që Arbana ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë që quhet Jon! Shumë urime për të dy!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link