Turqia ka shënuar një rimëkëmbje të vazhdueshme në javën e pestë pas raportimit të rastit të parë me COVID-19 dhe pandemia është nën kontroll në kushtet aktuale, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca.

“Ne kemi qenë në një rimëkëmbje të qëndrueshme në javën e pestë të shpërthimit. Në kushtet aktuale, pandemia është nën kontroll”, tha Koca gjatë një konference për shtyp.

Numri i të shëruarve ka arritur 70 përqindëshin e shifrës totale të të infektuarve. Nga 141 457 të pacientë, 98 889 janë shëruar”, theksoi Koca.

“Turqia ka kapacitet prej 50 mijë testeve për COVID-19 në ditë, por nuk ka nevojë për një sasi të tillë për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja”, shtoi ministri turk.

Ai theksoi ”se Turqia, me strategjinë e saj kundër epidemisë, trajtimit dhe masave inovative, është në fokusin e bashkësisë botërore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link