13:18, 13 Maj 2020

Gjermania ka regjistruar 798 raste të rejaa të infeksioneve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet të mërkurën.

Numri ditor i vdekjeve u rrit me 101 në 7.634. Të dyja shifrat janë në përputhje me statistikat e ditëve të kaluara.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19  të konfirmuara tani arrin në më shumë se 171,000, sipas të dhënave zyrtare, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, shumica e njerëzve janë rikuperuar tashmë dhe ekzistojnë vetëm rreth 18,000 raste aktive.

 

 





Source link