Policia e Durrësit ka arrestuar një 68 vjecar nën akuzën e shkeljes të rregullave të mbrojtjes në punë.

Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë informuar se kanë vënë në pranga një pronar hoteli, pasi në hotelin në pronësi të tij është dëmtuar një punëtor, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Durrës:

DURRËS

Arrestohet një 68-vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link