Presidentja e Urdhrit të Infermierit në Shqipëri, Blerina Duka e ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka bërë me dije se deri më sot janë 40 infermierë të infektuar me COVID-19.

Duka thotë se pavarësisht këtij numri të prekurish, në spitalet e dedikuara për pacientët me koronavirus nuk ka pasur mungesë pajisjesh mbrojtëse.

”Në fakt UISH kishte paracaktuar disa aktivitete. Jo vetëm takime me infermierët në COVID-1, COVID-2 por gjithë Shqipërinë.
Ajo nxori në pah rolin e infermierëve që janë shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor.
Rreth 40 infermierë në Shqipëri u infektuan. Mund të mos jetë dhe kaq pasi mund ta kenë kaluar. Ka qenë situatë shumë e vështirë. Kanë pasur frikë për veten dhe se mos infektojnë familjarët. Ky ishte problemi më i madh.
Momentet e para ishin më të fvështirat pasi askush nuk ishte i përgatitur për mjetet mbrojtëse, as kush ishin dhe si duheshin. Por 2 javët e para ishin të vështira. Por më pas u trajnuan si të vendosen maskat dhe mjetet mbrojtëse. Në fillim sasia e tyre ishte e pakët por më pas u ndanë dhe në qarqe të tjera.
Situata erdhi duke u normalizuar. Në spitalin COVID-1 dhe COVID-2 nuk ka pasur mungesë pajisjesh mbrojtëse.
Nëse do i referohemi pagave, Shqipëria i ka më të ulëtat për infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Kosova që është shtet i ri ka paga 70 euro më të larta. Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendje. Gjithkush duhet të bënte një prononcim për ta hedhur si projektbuxhet. Janë nëna me fëmijë që punojnë në pavione, me turne të treta, në infektiv, psikiatri. Kanë nevoja të shumta për jetesë dhe paga nuk i korrespndon as me pagat.
Unë do të thoja nga portali që hapi Ministria për të mbledhur vullnetarë, thirrjes që iu bë infermierëve, që ishin në qarqe të tjera apo nuk kishin punë të gjithë u regjistruan për të pasur punë. Askush nuk e dinte se do kishte një ekip mjekësor për të ndihmuar Italinë. Jehona që bëri ajo ishte krenaria e një kombi. Ata punuan me përkushtim dhe unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta.
Jam ndjerë krenare për këtë. ”- tha Blerina Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link