Qeveria angleze u shpreh qartë pak ditë më parë, futbolli profesionist mund të rinis aktivitetin sportiv më 1 qershor ndërsa date e parë e fiksuar për rifillimin e Premier League është 12 qershori. Në dukje të krijohet përshtypja se gjithçka është gati por në të vërtetë futbolli në ishull është ende shumë larg rifillimit. Tetë klube janë kundër ndërsa pakënaqësi kanë shprehur dhe lojtarët.

Daily Mail
Daily Mail

Sipas “Daily Mail” disa nga lojtarët më prestigjioz që luajnë në Premier League kanë njoftuar klubet e tyre se nuk dëshirojnë të rifillojnë stërvitjet. Fillimi i stërvitjeve kolektive në Angli është përcaktuar më 18 maj, gjithçka nën masat e duhura sanitare. Lojtarët mund të stërviten në grupe të vogla duke respektuar distancimin fizik por as këto masa nuk kanë bindur një pjesë të mirë të lojtarëve të cilët kanë shprehur publikisht frikën e tyre, i kanë bërë të qartë edhe drejtuesve të klubeve.

Kuna
Kuna

Lojtarët janë gjithashtu kundër vendimit se nëse një lojtar rezulton pozitiv vetëm ai do të futet në karantinë, jo i gjithë ekipi, kjo masë shihet shumë e rrezikshme nga lojtarët të cilët po kthehen në një shqetësim të madh duke vënë në dyshim rifillimin e sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link