Qytetarët do të jenë të sigurt në ambientet e hotelierisë që janë të gatshëm t’i mirëpresin ato, tha Martin Angelovski, nënkryetari i Odës turistiko – hotelierike pranë LSM-së, i cili sot i prezantoi një sërë masash për zbatimin e një fushate qëllimi i së cilës është mbështetja për sektorin, për të vendosur standarde të reja për punë, për të kontribuar në planin afatgjatë për përmirësimin dhe përparimin e situatës në hotelieri. Angellovski theksoi se anëtarët e Odës e ndjekin punën e Komisionit për sëmundje infektive pranë MSH-së, i respektojnë rekomandimet e ekspertëve të dhëna nga komisioni që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve.

“Ne dëshirojmë t’u bëjmë apel të gjithë vizitorëve që nga momenti i lehtësimit të masave shtrënguese të veprojnë me përgjegjësi, duke e mbrojtur veten dhe të tjerët, t’i përmbahen rregullave të diktuara nga situata, në mënyrë që askush të mos vihet në rrezik shtesë. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, shpresojmë që ta hapim sektorin sa më shpejt të jetë e mundur, nga i cili varet një pjesë e mirë e ekonomisë dhe gradualisht do të mësohemi me mënyrën e re të jetës”, tha Martin Angelovski.





Source link