Eksperti i ekonomisë dhe profesori Ardian Civici, i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 thotë se tashmë po arrihet maja e kurbës së krizës ekonomike.

Civici shprehet se bizneset mezi presin rihapjen për të parë ç’do të ndodhë por ai thotë se nuk duhen 2-3 muaj por deri në fund të vitit që ekonomia t’i rikthehet normalitetit.

Eksperti vë theksin tek rimëkëmbja ekonomike që sipas tij duhet të jetë plani më i rëndësishëm nga të gjithë planet e tjerë pararendës.

”Rënia nuk ishte artificiale në kuptimin e artificialitetit, por nga një faktor i panjohur si pandemia që i ngjante kriza e këtij viti asaj të 2008 apo 29- 30, por bllokoi aktivitetit prodhues dhe sektorë të tjerë veç atyre bazikeve.
Ndaj të njëjtin optimizëm, pasi pesimizmi është i dëmshëm me ekonominë, por studimet u përshtaten ekonomive të zhvilluara dhe emergjente, kurse për ekonomitë e varfëra dhe të pastrukturuara dalja nga kriza është më e gjatë dhe e kushtueshme. Do isha më afër guvernatorit sa i përket vlerësimit të situatës. Në ekonominë reale atë shqiptarë situata duket më e rëndë. Tani që po vjen fundi i pandemisë po arrijmë majën e kurbës së krizës ekonomike. Shumica e bizneseve shqiptare, nga këndvështrimi i tyre situata po bëhet edhe më e vështirë dhe ato po presin me padurim rihapjen. S’mund të jemi optimistë që do kalojë për një periudhë 2-3 mujore por do na duhet deri në fund të 2020 të kthehemi në normalitet dhe më pas me vlerësimet vitet 2021, 2022 për ta pasur ringritjen në nivelet që presim.
Sa i përket papunësisë shifra duhet të jetë më e lartë se 61 mijë, sepse përderisa del nga listpagesat dhe sigurimet shoqërore ne kemi dhe shumë punonjës në të zezë, që nuk figurojnë dhe janë papunë. Shumë e arsyeshme që ata të deklaronin punëdhënësit e tyre por duket njohur mentalitetin shqiptar, pjesa më e madhe e kanë përballuar si humbje personale mosmarrjen e pagës.
Patëm një fatkeqësi të dyfishtë, për shpatullat e ekonomisë shqiptare janë të rënda. Edhe përpara tërmetit, dhe para pandemisë një pjesë e madhe e biznesit deklaronte se punonte nën kapacitetet optimale. Edhe biznese kryesore punonin me 70- 80% kapacitet.
Nga ana tjetër kjo lloj ekonomie do e ketë edhe më të vështirë prandaj plani i rimëkëmbjes ekonomike është shumë më i rëndësishëm se plani a, plani b apo mbështetja sociale.”- tha Civici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link