Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar në territorin e gjithë vendit 31 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje.

Prej tyre 19 persona kanë përfunduar në stacion policor, ndërsa ndaj të tjerëve do të merren masa tjera adekuate.

Nga MPB njoftojnë se 18 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 66 tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë evidentuar shkelje të këtyre masave./Telegrafi/





Source link