9:04, 13 Maj 2020

Meksika raportoi 353 vdekje të martën nga koronavirusi – një kërcim prej gati 100 në kulmin e saj të mëparshëm të enjten e kaluar.

Kjo shënon ngritjen më të madhe ditore për vendin deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi gjithashtu 1.997 raste të reja.

Të mërkurën Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador do të zbulojë planet për rihapjen e ekonomisë së vendit, veçanërisht industrinë e motorëve. Qeveria amerikane dhe prodhuesit e makinave i kanë bërë thirrje Meksikës të rihapë fabrika që i shërbejnë tregut amerikan, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.





Source link