Në 10 vitet e fundit botën e futbollit e ka shoqëruar gjithnjë një pyetje unike, kush është lojtari më i mirë, Leo Messi apo C.Ronaldo? Në këtë diskutim është përfshirë edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Tekniku gjerman pranon se është një admirues i të dy lojtarëve por kur është i detyruar të zgjedh, preferon Leo Messin:

Jurgen Klopp 1 1200x640
Jurgen Klopp 1 1200×640

“Zgjedhja ime peshon më shumë mbi Leo Messin, edhe pse nuk mund të fsheh admirimin tim për Ronaldon dhe për atë që ai ka bërë. Jam përballur me të dy lojtarët, është thuajse e pamundur ti markosh. Messi ka më pak cilësi fizike se sa Ronaldo, nëse do të zgjidhja një lojtar perfekt ai duhet të kishte lartësinë, shpejtësinë dhe forcën e Ronaldos për të kërcyer.

Mesi Cr7
Mesi Cr7

Nga ana tjetër kemi një “plesht” si Messi, i cili i bën gjërat të duken të thjeshta, ja pse mendoj se Messi ka diçka më shumë, është pak më i mirë. Kjo është një zgjedhje shumë e vështirë pasi të dy lojtarët kanë diçka të përbashkët, kanë lënë një trashëgimi të madhe në futboll, kanë arritur gjëra të mëdha për një periudhë kaq të gjatë. Ka shumë lojtarë të rijnë të cilët kanë potencial të ngjashëm por diferenca është se Messi dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për një periudhë të gjatë”, u shpreh Klopp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link