11:10, 13 Maj 2020

Njësiti policor dje ka ndaluar automjetin me targa të huaja në rrugën Goden të Lipovecit, të cilin e drejtonte një i dyshuari kosovar.

Bëhet e ditur se ai nuk posedonte sigurim kufitar dhe as doganim të automjetit. I dyshuari së bashku me automjetin është shoqëruar në stacion të policisë. Vetura është konfiskuar, ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.





Source link