Komisioni Europian ka propozuar hapjen e kufijve të BE, pas një faze mbylljeje, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në lidhje me këtë lajm, gazetarja Ira Londo në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se tashmë është hapur një dritë jeshile, kurse shtoi se këtë vit do të kemi sezon turistik.

Turizmi në Europë ka humbur 40 përqind. Udhëzimi i Komisionit Europian është me karakter sugjerues deri tani. Komisioni ka vendosur që këtë verë do të kemi sezon turistik.

KE ka menduar edhe për shëndetin, ku parashikohet sei do të veprohet edhe për mbrojtjen e shëndetit. Kjo është një dritë jeshile për të gjithë”, tha gazetarja Londo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link