KINE

Ditën e djeshme në Kinë janë regjistrua 7 raste të reja të Covid-19, njëra prej të cilave e importuar nga Shangai dhe gjashtë raste të brendshme në qytetin Jilin, në provincën verilindore, që kufizohet me Korenë e Veriut.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit bëri më dijë se nuk ka asnjë rast vdekjeje, 18 pacientë të shëruar kanë lënë spitalin dhe vetëm 104 persona janë të shtruar në të gjithë vendin.

Deri tani në Kinë janë regjistruar 82.926, nga të cilat 78,189 janë shëruar , 4633 kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link