Operatori i parë turistik botëror TUI njoftoi sot qëllimin e tij për të shkurtuar 8 000 vende pune në botë, rreth 10% të fuqisë punëtore, si pasojë e pandemisë së koronavirusit që shkaktoi ndërprerjen e shumë aktiviteteve të saj.

“Ne dëshirojmë të reduktojmë ngarkesat tona administrative me 30% në të gjithë grupit me pasojë shkurtimin e rreth 8 000 vendeve pune”, theksoi kompania.

Grupi numëron tashmë rreth 70 000 të punësuar në mbarë botën.

Grupi ka regjistruar paralelisht një humbje të konsiderueshme në tremujorin e dytë të punës së saj vjetore, mes janarit dhe marsit, një rënie prej 274,7% në -763,6 milionë euro.

Fitimi i tij operativ (Ebit) është gjithashtu në të kuqe, në -681 milionë euro, duke rënë me 181.2%.

Qarkullimi i TUI-t ka regjistruar gjithashtu një rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë, me 10% në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Përballur me një ndërprerje pothuajse totale të aktiviteteve të saj, grupi zhbllokoi në prill një kredi urgjente të garantuar nga shteti gjerman me vlerë prej 1,8 miliardë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link