“Do të kërceja lart e poshtë po të mundja, pas 8 muajsh dhimbje…”, kështu shkruan Madonna në Instagram, teksa poston një seri fotosh seksi, ku shfaqet me të brendshme:’Më në fund do të kem trajtimin tim rigjenerues për kercin e dëmtuar. Më uroni fat!’, shton pop stari, që në muajt e fundit ka vuajtur shumë për një problem me gjurin, duke anuluar edhe disa koncerte të turneut të saj.

Në foto mbretëresha e pop-it, 61 vjeç, shfaqet në super formë dhe një fizik për tu admiruar, por mbi të gjitha me të pasme super të tonifikuara. Pikërisht të pasmet e Madonnes në kohët e fundit kanë ngjallur shumë diskutime dhe kritika tek fansat e saj, të cilët nuk i kanë kyrsyer akuzat dhe ironitë:’E bërë nga koka tek këmbët’, kanë konfirmuar shumë prej tyre.

Gjithçka nisi nga shfaqja e papritur e yllit për Vitin e ri 2019, në lokalin e famshëm gay të New York Stonewall Inn. Shumë prej tyre kanë dalluar formën e pazakonte të vitheve të saj. Videoja e performancës së saj bërë xhiro në web dhe disa prej tyre mezi pritën për të shkruar komentet e tyre:’I urrej ato të pasme, të bëra, të tmerrshme’, kanë komentuar shumë prej tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link