Ministria e Shëndetësisë informoi se fillon koordinimi me vendet fqinje për t’u ballafaquar me coronavirusin, ndërsa këto përgatitje synojnë të sjellin lehtësim të koordinuar të masave për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e Kovid-19 dhe të lejojnë udhëtime të sigurta jashtë vendit për qytetarët kur kushtet do ta lejojnë këtë, kumtoi sot Qeveria.

Në seancën e djeshme, Qeveria mori Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për masat për të parandaluar futjen dhe përhapjen e coronavirusit Kovid-19 dhe Vendim për ndalimin dhe regjimin të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, me të cilin lejohet udhëtimi zyrtar i personave të zgjedhur dhe të emëruar në vendet e huaja.

Në vendim thuhet se për shkak të koordinimit dhe aktiviteteve të tjera të punës që lidhen me masat për Kovid-19, për këta persona pas kthimit të tyre në vend, nuk do të zbatohet karantina shtetërore. Personat janë të detyruar të respektojnë rekomandimet dhe protokollet e Komisionit për sëmundje infektive për të ruajtur distancën e kërkuar, duke mbajtur pajisje personale mbrojtëse.





Source link